Maqedonia e Veriut ka regjistruar 23 raste të reja me Covid-19

22 maj 2020 | 16:08

Gjatë 24 orëve të fundit, Maqedonia e Veriut ka regjistruar 23 raste të reja. Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup, 12 raste, nga 4 të infektuar janë  në Tetova dhe rajonin e Kumanovës, Prilep 2 dhe Negotinë 1.

Ministria e Shëndetësisë ka informuar  se gjatë orëve të fundit janë bërë gjithsej 702 testime, prej të cilave 365 në kuadër të skriningut.

Gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë një 47 vjeçar nga Tetova, i cili mbrëmë është pranuar në spitalin “8 Shtatori” me simptoma të virusit./alsatm/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, u është…