Maqedonia pëson debakël, por siguron play-off in për Botërorin

18 nëntor 2025 | 22:53

Përfaqësuesja e Maqedonisë u mposht bindshëm në Cardiff me rezultat 7-1, në humbjen e parë dhe të vetme gjatë kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Pavarësisht këtij debakli, në mars do të luajnë në play-off për një vend në Botëror, njofton Telegrafi.

Përzgjedhësi Milevski startoi me skemën 3-5-2 dhe me dy ndryshime në mbrojtje, Stojçevski dhe Vellkovski. Fillimi ishte i vështirë: në minutën e 17-të gjyqtari akordoi penallti të dyshimtë pas duelit mes Stojçevskit dhe Brooks, ndërsa Wilson realizoi për 1-0. Vetëm pak minuta më vonë, Brooks shënoi për 2-0, duke e vënë Maqedoninë në disavantazh të thellë.

Maqedonia u rikthye për pak çaste me golin e Miovskit pas asistimit të Vellkovskit, por goli fantastik i Brennan Johnson nga distanca në minutën e 34-të vulosi pjesën e parë në 3-1.

Pjesa e dytë ishte edhe më e vështirë për skuadrën e Milevskit. Daniel James shënoi 4-1 pas një aksioni të bukur, ndërsa kapiteni Wilson realizoi edhe dy herë, fillimisht nga goditja e dënimit, e më pas nga penalltia për 6-1. Rezultatin përfundimtar 7-1 e vulosi Brodhead në minutën e 88-të.

Tani, Maqedonia pret shortin e së enjtes për të mësuar kundërshtarin në play-off-it, ku do të luajë si mysafire në përpjekje për të siguruar një vend historik në Botëror. /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova dhe Zvicra kanë barazuar 1-1 në një ndeshje me…