Maqedonia shteti i parë në rajon me 5G

11 korrik 2022 | 22:44

Nga sot, Maqedonia është zyrtarisht vendi i parë në rajon që përdor teknologjinë 5G. Agjencia për Komunikime Elektronike i dha koncesionet e para në vend operatorëve Telekomi i Maqedonisë dhe A1.

Autoritetet sigurojnë se janë kryer hulumtime të cilat kanë treguar se aplikimi i 5G-së nuk ka pasoja të dëmshme për qytetarët dhe mjedisin.

“Rrezatimi me rrjetin 5G është shumë më i ulët se teknologjia e vjetër, që tani është aktive 4G. Sa i përket luftës me rrjetet sociale, nuk e di se si do të kemi sukses, nuk është problem vetëm për Maqedoninë, ai problem ekziston kudo ku futet teknologjia 5G. Është në përputhje me ato lajme të rreme, atë që ne si AKE mund ta masim, e kemi matur, dhe do të vazhdojmë ta masim, pas së cilës është vërtetuar shkencërisht se nuk ka një gjë të tillë”, tha Jeton Akiku, Drejtor i AKE-së.

Telekomi i Maqedonisë deri më tani ka instaluar infrastrukturë për këtë teknologji të re në 16 qytete, aktualisht është duke punuar në Gostivar dhe Tetovë. Deri në fund të këtij viti, plani është që kjo kompani të vendosë 5G në 26 qytete të Maqedonisë. A1 aktualisht është duke punuar në infrastrukturën në Shkup.

Si problem, autoritetet vunë në pah faktin se për momentin nuk ka konkurrencë në këtë segment të biznesit të telekomunikacionit. Kjo teknologji ofron internet dhjetë herë më të shpejtë se 4G aktual. Sa përdorues të 5G do të ketë në vend do të dihet në shtator./ Alsat.mk

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi ekzekutiv i kompanisë Tesla, Elon Musk ironizoi të hënën…