Maratona e Prishtinës, bllokohen rrugët

28 shtator 2025 | 08:12

Për shkak të organizimit të sotëm të Maratonës Ndërkombëtare Prishtina 2025, Policia ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për të ofruar siguri për pjesëmarrësit si dhe ka ndërmarrë masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore, me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të trafikut, në mënyrë që të krijohet rrjedhshmëri normale në trafik.

Sipas njoftimit, është bërë e ditur se Policia e Kosovës do të ndërpresë qarkullimin e automjeteve  rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë në drejtim të Pejës dhe anasjelltas, deri te nyja (kyçja në autostradën Ibrahim Rugova), transmeton Klankosova.tv.

Plani do të zbatohet duke filluar nga ora 09:00 deri në përfundim të maratonës.

Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, Policia ka kërkuar ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe veçanërisht kanë lutur qytetarët të ndjekin udhëzimet e poshtë shënuara:

Ngasësit që udhëtojnë nga  Peja në Prishtinë → të përdorin rrugën përmes: Sllatinës – fsh. Magurë – Lipjan → pastaj lidhen me rrugën nacionale Ferizaj – Prishtinë.

Ngasësit që udhëtojnë  nga  Peja e Fushë Kosovë → të përdorin rrugën përmes: Sllatinës – Bardh i Vogël – fsh. Kuzmin – Fushë Kosovë.

Ngasësit që udhëtojnë nga  Prishtina ose Veterniku drejt Pejës/Aeroportit → rruga: Prishtinë – Lipjan – Rufc i Ri – Poturoc – Magurë – Aeroport.

Ngasësit që udhëtojnë nga  Mitrovica drejt Pejës ose Aeroportit → të shfrytëzojnë autostradën prej Mazgitit në drejtim të Shkupit, të dalin në Lipjan, pastaj: Rufc i Ri – Poturoc – Magurë – Aeroport.

Ngasësit që udhëtojnë nga  Mitrovica drejt Ferizajt → do të kenë lëvizje të lirë në rrugën nacionale, pa ndalesa.

Transporti publik (autobusët) në relacione Prishtinë – Fushë Kosovë – Aeroport dhe në drejtim të Pejës → nuk duhet të qarkullojë në këtë rrugë gjatë kohës së garës, por të përdorë rrugët alternative të përmendura më sipër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Salih Mustfa, Cali, pritet të transferohet nga Haga, në një…