
Marcel Rief: Xhaka shkon te Milani
17 qershor 2025
| 15:49
Marcel Rief, ekspert i sportit në mediumin zviceran “Bluewin”, ka folur së fundmi rreth transferimit të mundshëm të Granit Xhakës nga Leverkusen te Milan.
“Nuk mendoj se Xhaka dëshiron të jetë pjesë e fillimit të ri te Leverkuseni. “Një portier i ri erdhi, Tah u largua, Frimpong u largua, Wirtzi po largohet. Vetëm Xhaka mbetet prej gardës së vjetër”. “Nëse do të më duhej të vija bast, do të thosha që Xhaka do të shkojë te Milani”.
“Xhaka në skemat e Allegrit- Allegri duhet të përshtatet. Te Milani nuk mund të luash vetëm futboll defensivë. Milanezët nuk e pranojnë këtë”, ka thënë Reif.