Marcelo Brozović i bashkohet Ronaldos te Al-Nassr

03 korrik 2023 | 18:33

Pas Ronaldos, Benzemas, Kantes edhe Marcelo Brozović karrierën do ta vazhdojë në Arabinë Saudite.

Mesfushori kroat është zyrtarizuar sot te Al-Nassr.

Brozović ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

30-vjeçari ishte pjesë e Interit që prej vitit 2016.

“Nerazzurrët” kanë përfituar 18 milionë euro nga shitja e reprezentuesit të Kroacisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në media të ndryshme po qarkullojnë lajme se kreu çeçen…