Marcelo mund të transferohet te Monaco

19 janar 2021 | 17:30

Mbrojtësi brazilian Marcelo nuk është më në planet e Zinedine Zidanes dhe lidhët me një largim nga “Los Blancos” me të përfunduar ky edicion.

Por, sipas asaj që raporton AS, Monaco është duke tentuar transferimin e Marcelo qysh në këtë afat kalimtar të janarit. Trajneri francez nuk ka besim më në mbrojtësin brazilian dhe është i gatshëm që ta largojë atë, mirëpo vetëm në verë.

Skuadra nga Liga 1 duhet të presë që të përfundojë ky edicion dhe të tentojë për transferimin e tij. Marcelo ka aktualisht edhe 18 muaj kontratë me Real Madridin dhe duket se koha e tij në Madrid ka përfunduar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 6…