Marcus Thuram drejt largimit nga Interi në verë?
E ardhmja e Marcus Thuram te Inter është vënë në pikëpyetje.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, sulmuesi francez mund të largohet nga zikaltërit gjatë afatit kalimtar të verës, në kuadër të një riorganizimi të skuadrës.
Interi thuhet se është i hapur për të dëgjuar oferta të rëndësishme për Thuram, pavarësisht se ai ka kontratë afatgjatë me klubin. Drejtuesit po shqyrtojnë mundësinë e një shitjeje për të siguruar të ardhura dhe për të financuar afrime të reja në repartin ofensiv.
Thuram ka qenë një nga emrat kryesorë të sulmit, por luhatjet në formë dhe objektivat e reja të klubit mund të çojnë në një ndarje befasusese.
Gjithsesi, vendimi përfundimtar pritet të merret në fund të sezonit, ndërsa interesimi nga klube të tjera evropiane nuk mungon.



