Maresca: Jemi gati për Ligën e Kampionëve

29 maj 2025 | 10:52

“Një gëzim i madh”, u shpreh Enzo Maresca me medaljen e artë në qafë dhe pas ngritjes në qiell të trofeut të Ligën e Konferencës, të fituar ndaj Betis.

Rezultati përfundimtar 4-1 erdhi me përmbysje spektakolare, teksa Chelsea u gjet në disavantazh që në minutën e 9-të të ndeshjes.

Skuadra londineze u përqendrua dhe në pjesën e dytë të finales realizoi “poker”, që i siguroi klubit rekordin e të gjithë trofeve të mundshëm të UEFA-s.

Në intervistën pas ndeshjes për “Sky Sport”, trajneri Maresca deklaroi: “Vuajtëm pak në pjesën e parë, por më pas ndryshuam diçka dhe gjithçka shkoi më mirë. Jemi të lumtur, sepse mbyllëm një sezon të madh. Edhe në Premier Ligë arritëm të siguronim Ligën e Kampionëve me një skuadër shumë të re, kështu që jemi vërtet të kënaqur”.

Çfarë u the djemve në fund të pjesës së parë?
Pak a shumë e prisja këtë. Ne kishim 48 orë më pak kohë për rikuperim. Ata (Betis) luajtën të premten dhe nuk kishin objektiva. Ne luajtëm të dielën dhe 100 minuta për një synim të rëndësishëm deri në sekondën e fundit. E dija që mund ta fillonim pak dobët, por ndryshuam diçka taktike në fund të pjesës së parë. Mesazhi ishte që spanjollët po jepnin diçka më shumë se ne.

A është skuadra gati për Ligën e Kampionëve?
Po, jemi gati. E mbyllëm mirë kampionatin. Tani kemi një javë, rreth dhjetë ditë pushim, pastaj do të shkojmë në Amerikë (për Kupën e Botës për Klube).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, në…