
Maresca: Nuk jemi të varur nga Palmer
Chelsea regjistroi një fitore të thellë 5-1 ndaj West Ham United në fundjavë, pavarësisht mungesës së Cole Palmer, i cili u tërhoq nga formacioni pak para fillimit të ndeshjes për shkak të një shqetësimi muskulor.
Palmer, 23 vjeç, pësoi një lëdim në ijë gjatë nxehmjes dhe nuk u aktivizua, duke i lënë vendin sulmuesit brazilian Estevao Willian, i cili bëri një debutim mbresëlënës.
“Nuk jemi një skuadër që varet vetëm nga Cole Palmer”, tha trajneri i Chelseat, Enzo Maresca.
“Ai është padyshim lojtari ynë më i mirë, por ekipi tregoi se mund të reagojë edhe pa të. Vitin e kaluar patëm periudha ku nuk ishte 100 për qind dhe megjithatë siguruam kualifikimin në Champions League”, shtoi timonieri i Chelseat.
Të kaltrit e Londrës pësuan gol në minutat e para, por përmbysën rezultatin me një reagim të fortë që solli fitoren e dytë radhazi në Premier League.
“E menaxhuam mirë situatën edhe pas golit të pësuar. Luajtëm sipas planit dhe u përmirësuam krahasuar me javën e kaluar kundër Crystal Palace. Megjithatë, mendoj se ka ende shumë gjëra që mund t’i bëjmë më mirë, si kontrolli i lojës dhe menaxhimi i topit”, nënvizoi Maresca.