Maria Corina Machado fiton Nobelin për Paqe

10 tetor 2025 | 11:19

Politikanja Maria Corina Machado nga Venezuela është vlerësuar me Çmimin Nobel për Paqen për vitin 2025.

Për këtë çmim është përfolur edhe emrin i presidentit amerikan, Donald Trump.

“Viti 2025 i shkon një kampioneje të guximshme dhe të përkushtuar të paqes, një gruaje që e mban flakën e demokracisë të ndezur mes një errësire në rritje”, ka thënë komiteti për fitoren e Machados.

Ky komitet ka theksuar se “si udhëheqëse e Forcave Demokratike në Venezuelë, Maria Corina Machado është një nga shembujt më të jashtëzakonshëm të guximit civil në Amerikën Latine. Kohët e fundit, Machado ka qenë një figurë kyçe bashkuese në një opozitë politike që dikur ishte thellësisht e përçarë, një opozitë që gjeti terren të përbashkët në kërkesën për zgjedhje të lira dhe qeveri përfaqësuese”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi thuhet se po shqyrton një lëvizje të mundshme për…