Marigona Kadriaj: Mbështetja për prodhuesit vendorë është thelbësore për zhvillimin e komunës sonë

08 tetor 2025 | 11:37

Kandidatja për asamblenë komunale të Suharekës, Marigona Kadriaj e cila garon në listën zgjedhore të PDK-së me numrin 26, ka vizituar fabrikën e mobileve “Mobelland”. Kadriaj është mirëpritur nga pronari i saj Ardian Morina, ku është njoftuar për procesin e punës dhe vështirësitë që po kalojnë bizneset e vendit, por dhe për të arrrituar në tregun vendor etj.

Kadriaj ka thënë se do të mundohet brenda kompetencave të saj që të ndokoj si asamblistë e ardhshme e komunës së Suharekës që të mbështeten prodhuesit vendor si dhe të mundësohet edhe lehtësira në taksa. “Mbështetja për prodhuesit vendorë si Mobelland është thelbësore për zhvillimin e komunës sonë”, ka thënë ndër tjera Kadriaj.

“Sot pata kënaqësinë të vizitoj fabrikën e mobilieve Mobelland dhe të shoh nga afër gjithë punën e shkëlqyer që po bëjnë.

Modelët e rinj, cilësia dhe përkushtimi i tyre tregojnë për një biznes që zhvillohet me vizion dhe pasion.

Mbështetja për prodhuesit vendorë si Mobelland është thelbësore për zhvillimin e komunës sonë.

Një falënderim i veçantë për pronarin, Ardian Morina, për mikpritjen e ngrohtë dhe punën e jashtëzakonshme që bëjnë çdo ditë!”, ka shkruar kandidatja për asamblenë komunale të Suharekës, Marigona Kadriaj.

May be an image of 1 person and text that says '26 Marigona Kadriay Kandidate Kandidate@PDk-seperAsomblen @PDK-sẽ, pe Asamblene Komunaleté tê Suharekes. PDK VOTO VOTOPDK PDK νοτ NR 26'

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet turke kanë nisur një aksion hetimi për përdorimin e…