
Marigona Kadriaj në bashkëbisedim me ekipin e saj
23 shtator 2025
| 14:12
Kandidatja për asamblenë komunale nga radhët e PDK-së, Marigona Kadriaj e cili garon në listën zgjedhore të PDK-së me numër 26, ka bashkëbiseduar me ekipin e saj rreth fushatës së tyre.
Njoftimi i Kadriajt:
Sot nuk ishte vetëm një takim – ishte një bashkëbisedim i sinqertë me ekipin tim, që duan më shumë për Suharekën tonë dhe që besojnë në ndryshim.
Bashkë po dëgjojmë, mësojmë dhe ndajmë vizione për të ardhmen që duam ta ndërtojmë së bashku.
Faleminderit për besimin që më jepni – këtë besim do ta çoj përpara me përgjegjësi, përkushtim dhe dashuri, së bashku me ju, ekipin tim.