Marigona Kadriaj: Sot përfundon fushata, por jo rrugëtimi ynë i përbashkët!

11 tetor 2025 | 18:46

Të dashur familjarë, miq, bashkëvendas, mërgimtarë dhe qytetarë të dashur të Suharekës, sot ndjej mirënjohje të thellë në zemër për secilin prej jush që më ka hapur derën, që më ka dhënë një fjalë të mirë, një buzëqeshje apo një përqafim gjatë këtyre ditëve të fushatës.

Kjo rrugë ka qenë më shumë se një garë politike — ka qenë një udhëtim i zemrës, i besimit dhe i dashurisë për vendlindjen tonë.
Kam parë shpresën në sytë e të rinjve, mençurinë në fjalët e të moshuarve dhe forcën e bashkimit në çdo lagje e në çdo fshat të Suharekës.

Faleminderit nga zemra për mbështetjen, për besimin dhe për motivin që më keni dhënë çdo ditë.
Tani është koha të vendosim bashkë për të ardhmen e Suharekës sonë.
Le ta kthejmë këtë dashuri e besim në votë – për zhvillim, për dinjitet dhe për punë të ndershme!

🗳️ Me 12 Tetor voto:
✅ 191 – Dardan Berisha për Kryetar
✅ 26 – Marigona Kadriaj për Asamble Komunale

Me zemër, për Suharekën që e duam!
💙 #MAMIRPERSUHAREKËN

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prag të zgjedhjeve të 12 tetorit, Kurti dhe ministrat…