
Marigona Kadriaj takon gratë suharekase: Bashkë mund të arrijmë më shumë
Kandidatja me numër 26 në listën zgjedhore të PDK-së për asamble komunale të Suharekës, Marigona Kadriaj ka bashkëbiseduar me gratë suharekase. Kadriaj së bashku me kandodatin për kryetar të Suharekës, Dardan Berisha u kanë premtuar grave suharekase që do të angazhohemi për një komunë më të barabartë, më gjithëpërfshirëse dhe më të zhvilluar për të gjithë.
Njoftimi i plotë i Kadriajt:
Sot pata kënaqësinë të takohem me gratë e komunës sonë.
Kontributi dhe mendimet tuaja janë të domosdoshme në vendimmarrje, dhe unë jam e përkushtuar që ato të dëgjohen fuqishëm në Asamblenë Komunale.
Së bashku me Kryetarin Dardan Berisha, do të angazhohemi për një komunë më të barabartë, më gjithëpërfshirëse dhe më të zhvilluar për të gjithë.
Faleminderit të gjitha grave që morën pjesë në takimin e sotëm – bashkë mund të arrijmë më shumë.
🗳️ Dardan Berisha 191 ✅
🗳️ Marigona Kadriaj 26✅