Marihuana dobëson cilësinë e spermës dhe rritë rrezikun për fertilitet

10 tetor 2018 | 15:52

Marihuana mund të dëmtojë cilësinë e spermës dhe të ndikojë në fertilitetin mashkullor, sugjeron kërkimi i ri.

Hulumtuesit i shqyrtuan mostrat nga burrat në Uashington, ku droga ka qenë e ligjshme për përdorim rekreativ që nga viti 2012 dhe e ka krahasuar atë me konsumin e tyre të kanabisit, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Ata gjetën se meshkujt që kishin konsumuar kanabis gjatë jetës së tyre kishin më shumë gjasa të kishin spermatozoid në formë anormale dhe përqendrime më të ulëta të spermës në krahasim me burrat që nuk kishin përdorur kurrë drogën.

Hulumtuesi kryesor Omer Raheem, i cili paraqiti sot letrën e tij në konferencën e Shoqërisë Amerikane për Mjekësinë Riprodhuese në Denver, tha se këto gjetje tregojnë se doktorët duhet të paralajmërojnë njerëzit që përpiqen të konceptojnë se marihuana mund të luajë një rol në ngadalësimin e këtij procesi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Çerkin Dukolli, mori pjesë…