
Marina Vjollca feston ditëlindjen, ky është urimi i Getit
17 maj 2020
| 14:04
Moderatorja shumë e dashur për publikun, Marina Vjollca feston sot ditëlindjen. Në ditën e saj të veçantë nuk kanë munguar urimet dhe surprizat nga njerëzit e dashur.
I pari që e ka uruar publikisht është partneri i saj, Getoar Selimi. Ai ka pritur mesnatën për të surprizuar të shoqen.
Reperi ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” një foto pranë Marinës dhe e ka uruar me fjalët më të ëmbla.
“Gëzuar ditëlindjen për femrën që ende e bën zemrën time të rrahë shpejt. Princesha ime”, ka shkruar Geti.