Mario Rui përjashton nga stërvitja  

05 mars 2021 | 13:33

Tensioni te Napoli, pas barazimit 3-3 kundër Sassuolos është i madh. Mario Rui nuk e përfundoi stërvitjen me ekipin ditën e djeshme, pasi u përzu nga Gennaro Gattuso dhe shkoi në dhomën e zhveshjes para kohe.

Në bazë të vendimit të trajnerit, futbollisti pati një sjellje të padëshiruar gjatë seancës stërvitore. Kjo nuk është hera e parë që Gattuso merr masa ndaj mbrojtësit të majtë portugez.

Në ndeshjen e parë kundër Bologna, ai u dërgua në tribuna për shkak të mungesës së angazhimit. Gjatë fundjavës, klubi napolitan do të sfidojë Bologna, në ndeshjen e fazës së dytë në stadiumin “Diego Maradona”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas afro shtatë viteve martesë, Kim Kardashian dhe Kanye West…