Mariupoli, “një peizazh ferri” i mbushur me trupa të vdekur

23 mars 2022 | 08:22

Qyteti ukrainas, Mariupol, ka qenë cak i sulmeve të vazhdueshme nga forcat ruse për shkak të pozitës gjeografike përgjatë kufirit jugor të Ukrainës.

Qyteti ka qenë i granatuar pothuajse që prej fillimit të luftës, teksa një raport i Human Rights Watch, i lëshuar të hënën, qytetin e Mariupolit e përshkroi si një “peizazh ferri i mbushur me trupa të vdekur e ndërtesa të shkatërruara”, shkruan BBC.

Ndërsa presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se rreth 100 mijë njerëz janë të bllokuar në qytet në kushte, siç i quajti ai, çnjerëzore.

Zelensky tha se banorët janë pa ushqim, pa ujë, pa ilaç dhe nën bombardime të vazhdueshme, teksa shtoi se të martën rreth 7 mijë njerëz arritën të arratiseshin nga qyteti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrëfim ekskluziv për DW i Irina Romanovës, që jeton prej…