Mark Rutte: NATO do të udhëhiqet më shumë nga Evropa, SHBA mbetet e angazhuar
13 shkurt 2026
| 19:15
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca do të bëhet më shumë e udhëhequr nga Evropa, me një prani të fortë dhe të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara, ndërsa aleatët evropianë rrisin ndjeshëm shpenzimet ushtarake.
“Gjatë viteve të ardhshme do të shohim një NATO më shumë të udhëhequr nga Europa, por njëkohësisht me SHBA-të të ankoruara fuqishëm brenda organizatës,” tha Rutte gjatë një konference për media në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Ai shtoi se kjo do të bëhet “hap pas hapi, në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, bazuar në procesin e planifikimit të mbrojtjes që kemi”. / Burimi: Reuters



