Marku, boksierit britanik: Je një frikacak

08 prill 13:57

 Boksieri shqiptar Florian Marku, i ka dërguar një “selam” boksierit Conor Benn.

Marku e ka quajtur frikacak atë, pasi Benn nuk po pranon të ndeshet me të.

Ai në një intervistë për “Sky Sports”, ka thënë se Connor Ben ndeshjen vetëm me kundërshtarë të dobët. “Ju jeni një frikacak. Dilni në ring vetëm me kundërshtar të këqij. Unë e di që ai nuk do të luftoj me mua, sepse gjithmonë zgjedh kundërshtar të këqij me rekorde të dobëta”, ka thënë Marku. Boksieri shqiptar tutje theksoi se boksieri britanik nuk pranon të luftojë me kundërshtarë të fortë. 

“Ai ka mposhtur kundërshtar të lehtë vetëm për ta ndërtuar rekordin e tij. Conor do të fitoj të shtunën. Ai kurrë nuk do të zgjidhte dikë pa humbje. Edhe Rylan Charlton do i bënte probleme”, ka shtuar Marku. Conor Benn rikthehet në ring të shtunën dhe do të rrahet me Samuel Vargas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e sektorit…