Marku: Do ta jap shpirtin për t’u bërë kampion bote

23 shkurt 2021 | 18:39

Florian Marku arriti një fitore të madhe ndaj Rylan Charltonit, duke u konfirmuar edhe një herë një nga më të mirët në Angli dhe i ka dhënë mundësinë vetes të ngritët një tjetër shkallë në boksin anglez.

Marku ka publikuar një video emocionuese në internet, ku shfaqet biseda e tij me Rylan Charlton para ndeshjes, teksa gjithë fjalët e Markut në atë intervistë u materializuan në ring, ku kundërshtari u dorëzua në raundin e nëntë.

Në përshkrimin e videos, Marku shpall ëndrrën e tij, ku shkruan: “Unë ju premtoj të gjithëve se do ta jap shpirtin derisa të arrij ëndrrat e mia, të shpallem kampion bote”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një rikthim i Vedat Muriqit në Turqi nuk është që…