Marku zbulon kundërshtarin e ardhshëm

23 dhjetor 2020 | 12:06

Florian Marku dhe Rylan Charlton do të ballafaqohen mes vete në mbrëmjen e meçit kryesor mes David Avanesyan dhe Josh Kelly më 30 janar në një arenë që pritet të konfirmohet. Dueli do të transmetohet në “Sky Sports”.

Marku, me bilanc prej 7 fitoresh, asnjë humbje dhe një barazim, 5 duele të mbyllura me nokaut, do ta kërkojë kthimin te fitorja pas barazimit të dyshimtë më herët gjatë këtij muaji ndaj Jamie Stewart, edhe pse e rrëzoi kundërshtarin e tij në raundin e dytë.

“Rylan ka thënë se do ta fshijë dyshemenë me Florian Markun. Më 30 janar nuk do ta lë në duart e gjyqtarëve. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen!”, ka shkruar Marku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori i Shtetit ka njoftuar opinionin se gjatë 24 orë…