
Maroku ankohet në FIFA: Na janë mohuar dy penallti ndaj Francës
Federata Marokene e Futbollit i ka dërguar një letër zyrtare FIFA-s duke kundërshtuar arbitrimin e meksikanit Cesar Arturo Ramos gjatë ndeshjes Marok-Francë.
FRMF denoncon faktin se skuadrës marokene i janë mohuar dy penallti, të pa sinjalizuara nga gjyqtari i ndeshjes, apo nga mos përdorimi i sistemit VAR.
Aksioni me i kontestuar i ndeshjes, është ai në minutën e 27-të, kur gjyqtari i dha kartonin e verdhë Sofiane Boufal, i cili ndërkohë sapo kishte pësuar një ndërhyrje nga Theo Hernandez në zonën e francezëve.
Penalltia e dytë, të cilën duhet ta kishin marrë sipas tyre, ndodhi në fundin e pjesës së parë pas aksionit të Selim Amallah. Ai është rrëzuar brenda zonës pas një ndërhyrje nga Tchouameni.
FRMF garanton se “do të mbrojë deri në fund interesat e kombëtares” dhe do të ndjekë “të gjitha rrugët e mundshme për t’i dhënë drejtësi ‘Luanëve’”.