Maroku mposht Kanadanë, bëhet çerekfinalisti i parë i Botërorit 2026
04 korrik 2026
| 21:40
Maroku është bërë kombëtarja e parë që siguron një vend në çerekfinale të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti bindshëm Kanadanë me rezultat 3-0 në fazën e 1/8 së finales.
Heroi i ndeshjes ishte Azzedine Ounahi, i cili realizoi dy gola, ndërsa rezultatin e vulosi Soufiane Rahimi me golin e tretë në minutat shtesë të takimit.
Me këtë fitore, Maroku siguron kalimin në mesin e tetë kombëtareve më të mira të turneut dhe në çerekfinale do të përballet me fituesin e sfidës Paraguaj–Francë, e cila zhvillohet sonte nga ora 23:00.



