
Maroku nënshkroi marrëveshje për të forcuar marrëdhëniet ekonomike me Izraelin
Maroku njoftoi nënshkrimin e një marrëveshjeje të partneritetit strategjik me qëllim që të forcojë marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare mes biznesmenëve marokenë dhe izraelitë që punojnë në sektorin privat.
Sipas agjencisë së lajmeve marokene, marrëveshja u nënshkrua nga kryetari i Konfederatës së Përgjithshëm të Korporatave të Marokut, Chakib Alj, kryetari i Dhomës së Tregtisë së Izraelit, Uriel Lynn dhe kryetari i Bordit të punëdhënësve dhe sipërmarrësve të Izraelit, Ron Tomer të cilët morën pjesë në takimin interaktiv.
Në lajm thuhet se partneriteti në fjalë mes dy vendeve synon një dialog të hapur të përhershëm mes institucioneve përkatëse të Marokut dhe Izraelit për të formuar një lloj përputhshmërie ndërmjet komuniteteve aktive të biznesit në sektorët kryesorë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shakib La‘alj tha se marrëveshja do të realizojë një solidarizim mes kompanive izraelite dhe marokene në drejtim të një partneriteti të fortë dhe të vazhdueshëm.
Tomer duke shprehur kënaqësinë për rifillimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike mes Izraelit dhe Marokut pas 15 vitesh ndërprerjeje, e cilësoi marrëveshjen si të rëndësishme dhe historike.
Procesi i normalizimit me Izraelin
Mbreti i Marokut Muhamedi VI, më 10 dhjetor 2020 tha se marrëdhëniet me Izraelin do të vendoseshin “sa më shpejt të jetë e mundur”. Në të njëjtën ditë ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi se Maroku dhe Izraeli kishin arritur një marrëveshje për marrëdhënie të plota diplomatike dhe nënshkruan një deklaratë në të cilën ata njohën sovranitetin e Marokut në Saharanë Perëndimore.
Me këtë vendim, Maroku u bë vendi i parë në rajonin e Magrebit dhe vendi i katërt arab që arriti marrëveshje normalizimi me Izraelin në muajt e fundit pas EBA-së, Bahreinit dhe Sudanit.
Maroku dhe Izraeli nënshkruan 4 marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike më 22 dhjetor 2020.