Maroku – Senegali, finalja e Kupës së Afrikës
15 janar 2026
| 11:23
Maroku dhe Senegali do të luajnë të dielën e 18 janarit finalen e Kupës së Afrikës.
Kombëtarja e Marokut ka arritur në finale pasi ka mposhtur Nigerinë me penallti (4-2). 120 minuta lojë kishin përfunduar pa gola dhe gjithçka është vendosur nga pika e bardhë e fushës.
Ndërsa Senegali ka mposhtur Egjiptin me rezultat 1-0, ku heroi i ndeshjes ka qenë Sadio Mane, i cili ka shënuar gol në minutën e ’78 të ndeshjes.
Një ditë para finales, Nigeria dhe Egjipti do të luajnë për vendin e tretë në kuadër të Kupës së Afrikës.



