Maroku tejkalon parashikimet, eliminon Spanjën nga Kupa e Botës

06 dhjetor 2022 | 18:52

Maroku është surpriza e madhe e këtij Botërori, duke marrë një kualifikim historik për në çerekfinale. Koha e rregullt do të përfunonte pa gola, ndërkohë që me penallti, Maroku do të fitonte 3-0.

Asensio shpërdoroi një mundësi të mirë përballë portierit në minutën e 27-të, por goditja e tij shkoi në rrjetën e jashtme.

Maroku u kundërpërgjigj 5 minuta më pas me një goditje të fortë të Mazraoui, që do të ndalej nga portieri Unai Simon.

Në pjesën e dytë loja është e mërzitshme, me Spanjën që u shfaq disi më e rrezikshme me Moratën në fushë. Ndeshja do të shkonte në kohën shtesë, ku nuk do të kishte asnjë gol.

Më pas në ruletin e penalltive, Spanja ishte në një mbrëmje të zezë, pasi Sarabia, Soler dhe Buquets do të gabonin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zhvillimet politike në Kosovë po bëhen gjithnjë e më dramatike…