Maroku vendos rekord unik në Botëror
Kombëtarja e Marokut ka tërhequr vëmendjen në Kupën e Botës me një rekord të veçantë që pasqyron ndikimin e madh të diasporës në futbollin e vendit.
Në ndeshjen ndaj Brazilit, e cila përfundoi me rezultat 1-1, përzgjedhësi Mohamed Ouahbi aktivizoi një formacion startues ku dhjetë nga njëmbëdhjetë futbollistët kishin lindur jashtë Marokut. Vetëm mesfushori Azzedine Ounahi, i lindur në Casablanca, ishte futbollisti i vetëm i lindur në vend.
Lojtarët e tjerë të formacionit vijnë nga vende të ndryshme si Franca, Spanja, Belgjika, Holanda dhe Kanadaja, duke reflektuar lidhjen e fortë të diasporës marokene me ekipin kombëtar.
Ky fenomen është rezultat i viteve të tëra investimi dhe zhvillimi të talenteve në akademitë evropiane, ku shumë futbollistë me origjinë marokene janë formuar profesionalisht përpara se të zgjedhin të përfaqësojnë vendin e prejardhjes së familjeve të tyre.
Pavarësisht se shumica e lojtarëve kanë lindur jashtë vendit, ata treguan një paraqitje të nivelit të lartë ndaj Brazilit, duke siguruar një pikë të rëndësishme dhe duke dëshmuar se identiteti sportiv shkon përtej vendlindjes.



