Marquez: Fitova pa rrezikuar

15 korrik 2025 | 12:10

Marc Marquez shijon triumfin e radhës sezonit pas një gare pa histori në Saksenring, në të cilën dominoi ndaj rivalëve që prej startit e deri në mbërritjen në finish. “Thjesht, pata një ritëm të shkëlqyer”, ishin fjalët e para të Marquezit për “Sky”, menjëherë pasi kishte shënuar suksesin në Çmimin e Madh të Gjermanisë.

“Ndihesha shumë mirë në motor, jam shumë i lumtur. E ruajta ekuilibrin në fillim, duke u larguar për të dhjetat e sekondës pa u përpjekur të krijoja një diferencë të madhe menjëherë, dhe pastaj duke i menaxhuar gjërat drejt fundit. Të shtunën, në shi, rrezikova dyfish, por në garë sot gjithçka ishte nën kontroll”, u shpreh ndër të tjera lideri i Kampionatit Botëror të Moto GP-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampioni i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Istogu,…