
Marquez për pajtimin me Rossin: Nuk varet vetëm nga unë
Me 200 garat e tij në Moto GP të kurorëzuara me festën në triumfit në Gjermani, Marc Marquez ka analizuar karrierën e tij në një intervistë për “DAZN”. Piloti spanjoll flet për pjesën më të madhe të karrierës së tij në kategorinë kryesore të Motoçiklizmit Botëror, duke u përqendruar në secilën prej figurave që përbëjnë trashëgiminë e tij, si dhe marrëdhënien që ka pasur me disa nga rivalët më të mëdhenj që nga debutimi në vitin 2013.
Disa rivalë kanë lënë ndikim tek ai gjatë fazave të ndryshme të karrierës, por askush më shumë se Dani Pedrosa. “Mësova shumë prej tij, kur e kisha shok të ekipit. Pedrosa është ai që më mësoi më shumë se si të drejtoj në Moto GP. U përpoqa të drejtoj si ai, por me më shumë forcë dhe pak më agresivisht”, ka thënë Marquez. Nga ana tjetër, “armiqësia” me Valentino Rossin nuk është zhdukur, ajo vazhdon ende. Megjithatë, ish-kampioni italian mbetet rivali, me të cilin ai është lidhur më ngushtë.
“Doktori” kaloi nga ta quajturit Marc Marquezin si një version të përmirësuar të vetes në përkufizimin e tij si një pilot të rrezikshëm për sportin. Ftohja mes dy pilotëve filloi në fund të sezonit 2015, kur italiani akuzoi “93”-shin për ndihmën që i dha Horge Lorencos për të fituar Kampionatin Botëror, deri në Çmimin e Madh të San Marinos 2018, kur piloti i atëhershëm i Yamahas refuzoi t’i shtrëngonte dorën rivalit spanjoll në konferencën për shtyp. Tashmë, kur u pyet nëse për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tij me Valentinon, Marquezin u përgjigj drejtpërdrejt dhe shkurt: “Kur diçka nuk varet vetëm nga një person, nuk mund të thuash, nuk jam i interesuar, jo”, duke përjashtuar çdo mundësi pajtimi mes dy prej pilotëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Marquez këmbëngul se ai kurrë nuk ka qenë veçanërisht i përqendruar te numrat në karrierën e tij.
“Gjatë gjithë karrierës sime nuk jam fokusuar asnjëherë te numrat dhe statistikat. Nuk e dija sa fitore kishte Agostini apo Valentino”, shpjegon 32-vjeçari i Ducatit. Megjithatë, Markez thekson se numri i 89 fitoreve të Rosit në Moto GP, është një numër që ai e sheh si “të vështirë” për t’u barazuar, teksa aktualisht “Kanibali” numëron 69 triumfe në klasin mbretëror. Megjithatë, nga ana tjetër, ai pranon se barazimi i 7 kampionateve botërore të italianit në Moto GP mund të jetë më i realizueshëm, veçanërisht këtë sezon, me pilotin e Dukatit që po dominon totalisht, duke kryesuar me një epërsi prej 83 pikësh ndaj vendit të dytë, që mbahet nga vëllai i tij, Aleks Markez. Kështu pas triumfit në Saksenring të dielën e kaluar, Marc Marquez është 20 fitore pas Rossit, si piloti më i suksesshëm në historinë e Moto GP-së. Me 11 gara të mbetura në sezonin aktual dhe superfuqinë e Ducatit, Marc Marquez mbetet në radhën e parë të nisjes për të vendosur rekorde të tjera në Moto GP.