Marquez: Po të mos operohesha, do të tërhiqesha nga sporti

15 gusht 2022 | 15:48

Për të tretin vit me radhë, Marc Marquez nuk zhvillon një sezon të plotë. Piloti spanjoll i Hondas u operua për të katërtën herë në tri vitet e fundit, duke mbyllur para kohë sezonin.

Tetë herë kampioni i botës në garat e motoçiklizmit, do të jetë këtë fundjavë në Austri, në garën e radhës në MotoGP, jo për të garuar por për të qenë pranë skuadrës dhe parë modifikimet për sezonin e ardhshëm.

Duke folur për operacionin që kreu në krahun e djathtë tri muaj më parë, ai shprehet: “Pas 4 operacionesh, duket se situata po shkon drejt rikuperimit total. Ky operacion i fundit duhej bërë, ose në të kundërt do të tërhiqesha në garat”. “Objektivi im për të ardhmen ndoshta nuk do të jetë më fitimi i titullit kampion, por dua të argëtohem duke pilotuar. Dua të pilotoj pa ndjerë dhimbje. Më pas, të shohim se deri ku mund të arrij”, ka thënë Marc Marquez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Kosova dhe Serbia…