
Marquinho rinovon kontratën me PSG-në
PSG-ja ka njoftuar zyrtarisht rinovimin e kontratës me qendërmbrojtësin brazilian, Marquinhos. Klubi francez dhe lojtari kanë refuzuar çdo ofertë të ardhur nga Premier Ligë, pasi vullneti ishte i të dyja palëve që ai të vazhdonte të vishte fanellën e PSG-së.
Kontrata e Marquinhos do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2028. Pas këtij nënshkrimi, ka reaguar edhe presidenti Nasser Al Khelaifi.
“Marquinhos ka qenë duke luftuar gjithmonë për fanellën e PSG-së. më kujtojtohet kur ai u bashkua me klubin në moshën 19-vjeçare. Që nga dita e parë, ai tregoi dedikim serioz dhe një shpirt fitues”, ka thënë Al Khelaifi.
Official, confirmed. Marquinhos signs a new long term contract at Paris Saint-Germain valid until June 2028. ??? #PSG
Al-Khelaifi: “I remember when he joined the club at the age of 19. From day one, he showed great dedication and winning spirit”. pic.twitter.com/kicbKBns9G
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 19, 2023