“Marre për ato fjalë…” – vajza e Fjolla Morinës i reagon ashpër Albës
06 janar 2026
| 12:39
Pas ngjarjes së mbrëmshme gjatë spektaklit “Prime”, ku Alba hodhi akuza të forta ndaj Fjolla Morinës, ka reaguar vajza e këngëtares, Lediana.
Ajo shprehet e shokuar nga fjalët e thëna, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe të dëmshme për familjen.
“Marre prej asaj personi për ato fjalë… harrohet që janë fëmijët që lendohen,” shkroi ajo në rrjetet sociale.
Kujtojmë se pas këtyre tensioneve, Fjolla Morina ka marrë vendimin e papritur për të lënë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, duke hequr dorë përfundimisht nga gara për çmimin e madh.



