
Marrëdhëniet me Trump në pikën më të ulët, Europa ofron azil politik për Elon Musk?
Evropa dhe Rusia kanë reaguar në mënyra të ndryshme ndaj përplasjes së fundit mes Elon Musk dhe ish-presidentit amerikan Donald Trump, duke e vënë miliarderin në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.
Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Paula Pinho, deklaroi se Elon Musk është “shumë i mirëpritur në Evropë”, duke theksuar hapjen e BE-së ndaj figurave që kontribuojnë në zhvillimin teknologjik dhe ekonomik të kontinentit, pavarësisht përplasjeve apo polemikave politike në sfond.
Ndërkohë, një deklaratë surprizuese ka ardhur nga Moska: Duma e Shtetit në Rusi ka shprehur gatishmërinë për t’i ofruar Musk azil politik, në rast se ai do të përballej ndonjëherë me ndjekje ose përjashtim në SHBA. Kjo lëvizje interpretohet si pjesë e një strategjie më të gjerë ruse për të sfiduar SHBA-në dhe për të kapitalizuar tensionet e brendshme amerikane.
Marrëdhëniet mes Elon Musk dhe Donald Trump janë përkeqësuar ndjeshëm kohët e fundit. Musk ka kritikuar ashpër një ligj të ri financiar të propozuar nga administrata Trump, duke paralajmëruar se ai do të çonte në falimentimin e SHBA-ve për shkak të rritjes së borxhit publik. Kjo deklaratë ka zemëruar ish-presidentin, i cili është përgjigjur me kritika të drejtpërdrejta ndaj Musk, duke thënë se ndjehet “shumë i zhgënjyer” nga ai, që dikur ka qenë një prej donatorëve dhe aleatëve të tij kryesorë.
Këto zhvillime sinjalizojnë një krisje të thellë në raportet midis një prej figurave më të fuqishme të industrisë teknologjike dhe ish-presidentit amerikan, ndërkohë që interesat gjeopolitike rreth Musk sa vijnë e intensifikohen.