Marrëveshja e sotme, mundëson faturimin e rrymës për katër komunat në veri

21 qershor 2022 | 11:30

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili është edhe kryenegociator në dialogun me Serbinë, është deklaruar pas miratimit të udhërrëfyesit për zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të dialogut të Brukselit.

Ai ka shkruar në “Twitter” se me këtë udhërrëfyes mundësohet faturimi energjisë elektrike në katër komunat në veri.

“Më në fund kemi miratuar Udhërrëfyesin e Implementimit për Marrëveshjet për Energjinë të vitit 2013 dhe 2015. Kjo mundëson faturimin e energjisë elektrike në 4 komunat veriore të Kosovës, sipas ligjeve dhe sistemit rregullativ të Kosovës”, ka shkruar Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-lojtari i Manchester United tashmë është edhe ish-trajner i Uellsit.…