Marrëveshja LDK – Vjosa Osmani, “çështje ditësh”

30 prill 2026 | 08:48

Sokol Havolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës mbrëmë në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se çështja e marrëveshjes ndërmjet LDK-së dhe presidentes Vjosa Osmani pritet të sqarohet shumë shpejt.

“Marrëveshja mes LDK-së dhe Vjosa Osmanit është çështje që do të definohet brenda ditëve në vijim, nuk e kam këtë informacion se a janë takuar Abdixhiku me Osmanin”, tha Havolli.

Ai nuk konfirmoi nëse ka pasur takim mes kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe presidentes Osmani, duke lënë të hapur mundësinë që zhvillimet të konkretizohen në ditët e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme u përqendruan te Irani,…