Marrëveshja me EUROPOL-in e bën Kosovën të barabartë me vendet e rajonit

27 korrik 2020 | 11:26

Ministria e Punëve të Brendshme dhe EUROPOL-i kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, marrëveshje që do ta ndihmojë Kosovën në parandalimin e krimit dhe të terrorizmit.

Ministri Agim Veliu, tha se me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Kosova ka forcuar kapacitetet për parandalimin e terrorizmit dhe krimeve të rënda.

“Sot është një ditë e veçantë për Kosovën dhe veçanërisht për Policinë e Kosovës sepse me nënshkrimin e kësaj kemi forcuar kapacitetet tona për parandalimin e terrorizmit dhe krimeve të rënda. Iniciativa ka filluar qysh në vitin 2016, duke u bërë përpjekje nga institucionet e Kosovës e veçanërisht nga policia e Kosovës”, tha Veliu.

Ai shtoi rajoni dhe Evropa po përballen me organizata terroriste dhe grupe kriminale. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje Policisë së Kosovës do t’i ofrohet një mjet për të goditur kriminalitetin dhe kjo do të ndikojë në ruajtjen e sigurisë.

Nataliya Apostolova, shefe e zyrës së BE-së në Kosovë, tha se marrëveshja e Kosovës me EUROPOL do ta vendosë Kosovën të barabartë me vendet e rajonit.“Luftimi i krimit është prioritet i yni i përbashkët.

Nënshkrimi i sotëm ndërmjet EUROPOL-it dhe Kosovës është se si për të luftuar krimet e rënda dhe do të jetë aset i madh për Kosovën. Ky nivel është i rëndësishëm për trajtimin e krimeve që ndikojnë në Evropë dhe Kosovë.

Ajo sthoi se marrëveshja e sotme e vendosë Kosovën në vendet e barabarta me vendet e rajonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka thënë se do të…