Marrëveshja për emrin në rrezik

03 korrik 2018 | 20:59

Me një shumicë të ngushtë në parlament, kryeministrit grek Aleksis Cipras do t’i duhet mbështetja e shtatë ligjvënësve të Panos Kamenos për rafitikimin e marrëveshjes për emrin me Maqedoninë.

Por në komentet e para që nga nënshkrimi më 17 qershor i paktit kundërthënës, ministri grek i mbrojtjes Kamenos i ka thënë një konference për gazetarë se e refuzon marrëveshjen për “ri-emërimin e ish shtetit të Jugosllavisë, si Maqedonia Veriore”.

“Unë e konsideroj si të keqe marrëveshjen, nuk e pranoj dhe do të provoj ta bllokojë atë“, tha Kamenos.

Marrëveshja e arritur muajin e kaluar nuk do të sillet për ratifikim në parlamentin grek para fund vitit. Koalicioni i Ciprasit tani mbështetet nga vetëm 152 prej 300 ligjvënësve, pasi dy ligjvënës nga Grekët e Pavarur të Kamenosit kanë dhënë dorëheqje nga partia muajin e kaluar.

Greqia dhe fqinji i saj një kohë të gjatë kanë qenë të përfshirë në një konflikt mbi emrin, pasi që edhe rajoni verior i Greqisë mbane emrin Maqedonia. Athina thoshte se përdorimi i emrit të saj ishte i barabartë me përvetësimin e kulturës dhe historisë greke dhe kishte kërcënuar të pengonte përpjekjen e Shkupit për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian dhe Nato-s pa një rezolutë mbi emrin.

Por, përdorimi i emrin “Maqedonia Veriore” që duhet të ratifikohet nga të dyja vendet, është pritur keq në të dyja anët e kufirit. Në Shkup, presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov kërcënon t’i vë veto procesit parlamentar, duke e cilësuar si një “krim” ndryshimin e emrit./21Media

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka folur…