
Marrshim pa destinim!
10 shkurt 2021
| 12:59
Dastid Pallaska
Mënyra se si Lëvizja Vetëvendosje po zhvillon fushatën nëpër qytete pa dashje zbulon sloganin që më së miri i përshtatet politikave të kësaj partie politike.
Rrugë pa krye, me u shprehë ma qartë.
Kjo rrugë mundet me u zbukuruar me shirita me ngjyra të ndryshme por nuk shpie askund!
Kjo shpjegon pse zyrtarët e kësaj partie politike në një debat po thonë që programet politike do t’i shpalosin pas fitores.
Nejse, sonte së paku një fakt u zbulua. Kjo parti politike paska hequr dorë nga Ligji për Konfiskimin e Pasurisë së Kundërligjshme.
Mbase, kjo është arsyeja pse kriminelët e këtyre 22 viteve shpëtimin po e kërkojnë dhe duket se e kanë gjetur te kjo parti politike.