
Marseille synon ta rikthejë Neymarin në Evropë
Ish-sulmuesi i shumë klubeve evropiane, Neymar mund të rikthehet në futbollin evropian, me Olympique de Marseille që po shfaq interes konkret për sulmuesin brazilian. 33-vjeçari, aktualisht te Santosi, po shqyrton opsione për t’u përgatitur për Kupën e Botës 2026 dhe një rikthim në Evropë shihet si vendimtar.
Marseille ka nisur kontaktet dhe është gati të bëjë një përpjekje serioze, si në aspektin financiar ashtu edhe sportiv, për të siguruar shërbimet e yllit brazilian. Neymar e sheh pozitivisht mundësinë për t’u bashkuar me një projekt ambicioz dhe për të rifituar rolin e tij në elitën e futbollit evropian. Vendimi pritet në javët e ardhshme, me lojtarin që mbetet i fokusuar në një rikthim që mund të shënojë një kapitull të ri në karrierën e tij.