
“Marshi i UÇK-së” luhet para Gjykatës Speciale në Hagë
14 shtator 2025
| 19:09
Atmosfera përpara selisë së Gjykatës Speciale në Hagë mori një ngjyrim të veçantë dhe emocional sot. Tingujt e “Marshit të UÇK-së” u dëgjuan nga një piano e vendosur në mes të rrugës, përballë ndërtesës ku po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Performanca artistike u realizua nga muzikanti Azem Haziri, i cili interpretoi melodinë që për shumë shqiptarë mbetet një simbol i luftës për çlirim dhe sakrificës kombëtare.