“Marshojmë, s’festojmë”- Sot në Prishtinë marshohet për të drejtat e grave

08 mars 2025 | 09:40

‘MARShojmë S’festojmë’ sot do të mbajë marshin tradicional më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Marshi do të nisë nga ora 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

“8 marsi po afron e ne rikujtohemi se lufta kundër dhunës strukturore e të përditshme vazhdon. Rikujtohemi se dhuna ushtrohet njëkohësisht nga hetero-patriarkati, kapitalizmi racist, pabarazitë globale, dhe ideologjitë që cilësojnë disa trup-mendje si “të sëmura/paafta””, thuhet në thirrjen e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist që organizon marshin.

“Ky marsh, le të jetë për solidaritetin, jetën, përkujdesjen, e revoltën për njana-tjetrën. Një çarje feministe kundër patriarkatit, kapitalizmit, e fashizmit!”.

Dita Ndërkombëtare e Gruas është një ditë që shënohet çdo vit si një pikë qendrore në lëvizjen për të drejtat e grave.

Dita Ndërkombëtare e Gruas i kushton fokus çështjeve të tilla si barazia gjinore, të drejtat riprodhuese, dhunës dhe abuzimit ndaj grave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është arrestuar për vjedhje të rëndë pasi dyshohet…