Marsi, i heroizmit dhe lavdisë së shqiptarëve!

05 mars 2021 | 14:21

MA. Hanife Salihu

Muaji mars, në Kosovë, është më i veçantë se kudo tjetër.
Java e parë, e muajit mars në Kosovë, fillon me Epopenë e Lavdishme të Familjes më Emblematike të Kombit, të familjes së Komandantit Legjendar, Adem Jasharit, i cili e ka dhënë më sublimen për lirinë e vendit, duke sakrifikuar tërë familjen Jashari!
Me këtë bazament datat: 5,6,7 Marsit, e kanë marr epitetin e heroizmit kombëtar me emërtimin “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”!
Lufta e UÇK-së në Prekaz, ku u flijuan edhe fëmija, trokiti në ndërgjegjen e mbarë kombëtare dhe i vetëdijësoi shqiptarët se nuk durohej më gjendje e status-quon. Këto shkëndija lirie të familjes Jashari morën rrugën e kaltërsisë qiellore të Kosovës me ngjyrën e kuqe të gjakut të tyre.
E qielli i Kosovës, ngjyrën e gjakut e mbajti deri në çlirimin e Kosovës, se betimi për çlirim ishte dhënë nga djemtë e vajzat më të mira të Kombit!
Prandaj, muaji mars, në Kosovë, është më i veçantë se kudo tjetër. Derisa në vendet e tjera në Evropë, marsi, njihet vetëm si fillimi i një stine, që fillon t‘a ngrohë tokën e të sjell gjelbërim e çeltërsi qiellore tek ne ka tjetër ngjyrim. Në Kosovë, marsi është pritet më ndryshe, krahas luleve që nxjerrnin kokën mbi dhe, ashtu edhe njerëzit patriotë të këtij vendi (vajzat e djemtë) ata të grupeve ilegale që e mbanin frymën e patriotizmit në Kosovë ishin të gatshëm të fillonin organizimet e protestave e demonstratave kundër pushtuesit shekullor.
E marsi, në Kosovë, çdo vit u gjakoske nga forcat pushtuese, por shqiptarët asnjëherë nuk u tundën nga rruga e lirisë, deri sa kulmoj me Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me Komandant, Adem Jasharin në Prekazin legjendar.
Marsi, është muaj i shkëndijave të lirisë ngase Komandanti i UÇK-së, përfundimisht, kishte vendosur që; mos të tundej nga rrugëtimi i Lirisë dhe ato re të zeza në qiell të Kosovës të kthehen në rreze lirie.
Dhe tani mund të them: po Komandant, retë e zeza janë larguar nga qielli i Kosovës dhe tani më shkëndijat e lirisë po e ngrohin Kosovën, falë rezistencës suaj me familjen dhe djemve e vajzave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lajme të reja mbi aksidentin e Tiger Woods. Legjenda e…