
Martens: AFD-ja, aleate e serbëve që s’e pranojnë as realitetin dhe as përgjegjësinë e Serbisë për humbjen e Kosovës
05 gusht 2025
| 11:52
Gazetari i FAZ-it, Michael Martens, ka thënë se nuk është e qëndrueshme kritika e Serbisë se në Gjermani s’ka mirëkuptim për pozicionin serb rreth Kosovës.
Ai ka shkruar në platformën “X” se djathtistët ekstrem të AFD-së janë në të njëjtën linjë me Serbinë kur vjen puna për pavarësinë e Kosovës, si partia e vetme në Bundestag që është kundër.
Martens ka thënë se partia gjermane e ekstremit të djathtë është partnere e partive serbëve që s’e pranojnë realitetin e as përgjegjësinë e Serbisë për humbjen e Kosovës.
“AfD është partneri natyror i atyre serbëve që nuk e pranojnë as realitetin dhe as përgjegjësinë e Serbisë për humbjen e Kosovës. Këta partnerë e meritojnë njëri-tjetrin”, ka shkruar Martens në platformën “X”.