
Martinezi në ‘radarin’ e Unitedit
Lautaro Martinez mund të largohet nga Interi në merkaton e verës, duke qenë se për sulmuesin argjentinas ka interesim nga Premier Liga, madje me një ofertë konkrete raportojnë mediet angleze.
Manchester United është e gatshme të ofrojë 80 milionë euro për sulmuesin e Interit, duke hequr dorë përfundimisht nga kërkesa për Harry Kane. Paraqitjet që Lautaro po bën me Interin në sezonet e fundit, e kanë bindur klubin anglez për cilësitë e tij.
Një ofertë e tillë, është e vështirë që të refuzohet nga Interi, por problem mbetet vetëm gjetja e një sulmuesi tjetër pasi me shumë gjasa edhe Lukaku do të largohet për t’u kthyer te Chelsea. Aktualisht, Interi ka edhe dy sulmues të tjerë si Dzeko e Correa por asnjëri prej tyre nuk e bind stafin për të qenë të vetmit për sezonin e ri.