Masa e Kushtetueses, LDK-ja akuzon LV-në për veprime jo të logjikshme

05 shtator 2025 | 16:14

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për vendosjen e masës së përkohshme ndaj Kuvendit të Kosovës deri më 30 shtator, duke e cilësuar situatën si pasojë të veprimeve “të paarsyeshme dhe jologjike” të Lëvizjes Vetëvendosje.

Përmes një reagimi në “Facebook”, LDK-ja shprehet se ky bllokim institucional po pengon procesin e formimit të institucioneve dhe po dëmton rëndë besimin e qytetarëve në sistemin demokratik.

“Gjykata Kushtetuese ka ndërhyrë me masë të përkohshme për të adresuar situatën, duke treguar se kriza aktuale nuk është pasojë e dispozitave kushtetuese, por e keqpërdorimit politik të procedurave nga Vetëvendosje”, është thënë në reagimin e LDK-së.

Më tutje, LDK-ja e ka quajtur ngërçin politik “të paarsyeshëm” dhe ka akuzuar Vetëvendosjen për mungesë të gatishmërisë për dialog dhe kompromis, duke vënë, sipas saj, interesin partiak mbi interesin shtetëror.

Reagimi i plotë i LDK-së:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë kompletuar çiftet e fazës “Round of 16” në EuroBasket…