
Masa e përkohshme e Kushtetueses, Cakolli: Deputetët nuk mund të marrin asnjë vendim deri më 8 gusht
24 korrik 2025
| 22:04
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka komentuar për masën e parakohshme të Gjykatës Kushtetuese.
Në vendimin e publikuar sot, Kushtetuesja ndaloi deputetëve të marrin veprime në Kuvend nga 27 korrik deri më 8 gusht.
“Gjykata Kushtetuese ka vendosur, sipas detyrës zyrtare, masë të përkohshme ndaj seancave të Kuvendit, që nga e diela (27 korrik) deri më 8 gusht. Pra, Kuvendi do t’i konsumojë ditët e mbetura të afatit 30 ditor, por nuk do të mund të marrë asnjë vendim tjetër deri më 8 gusht. Kjo masë ndërlidhet me kërkesat e parashtruara nga PDK dhe LDK”, tha Cakolli.