Masakra e Reçakut, Hamza: Falë sakrificës dhe gjakut të dëshmorëve ne gëzojmë lirinë
Në 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut, homazhe te varrezat e dëshmorëve në Shtime ka bërë kryetari i PDK-së, Bedri Hamza.
Ai ka thënë se kjo masakrës shënon një prej ngjarjeve që ka kontribuuar në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Po ashtu, Hamza ka thënë se falë sakrificës jetës dhe gjakut të derdhur, sot populli i Kosovës gëzon lirinë.
“Jemi këtu për të shprehur nderime dhe respektin për këtë ngjarje, për këta të rënë që është një prej ngjarjeve që ka kontribuar në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Falënderojmë edhe ambasadorin William Walker që ka dhënë kontributin e tij, e ka bërë publike këtë ngjarje dhe falë sakrificës, jetës dhe gjakut të të gjithë këtyre, por edhe ngjarjeve gjithandej Kosovës ne gëzojmë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Gjithmonë do të shprehim respektin deri në përulësi për kontributin dhe veprën e tyre”, ka thënë Hamza.



