
Masakra në Irpin, Zelenskiy: Do të ndëshkojmë të gjithë ata që kanë kryer mizori
06 mars 2022
| 23:42
Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky ka reaguar ashpër për atë që ndodhi ditën e diel në Irpin, ku mbetën të vrarë 4 civilë, dy prindërit dhe dy fëmijët.
Në fjalimin e tij të mbajtur mbrëmjen e së dielës, Zelensky ka thënë se do të mbahet mend gjithçka dhe do të ndëshkohen ata që e bënë këtë krim.
“Sot, një familje me katër anëtarë, prindër dhe dy fëmijë, u vranë në Irpin teksa po përpiqeshin të largoheshin nga qyteti.
Ne nuk do të falim. Nuk do të harrojmë. “Guximi i agresorit është një sinjal i qartë për Perëndimin se sanksionet e vendosura nuk janë të mjaftueshme.
Nuk mund të fshihesh nga ky realitet. Nuk mund të fshihesh nga vrasjet e reja në Ukrainë”, tha Zelensky mbrëmjen e së dielës.